English

“Falja e Gjakut” nderohet në Nju Jork

Nju Jork, 19 tetor 2011, NOA - Filmi “Falja e Gjakut” nderohet me Çmim Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Nju Jorkut. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hamptons të Nju Jorkut nuk ka një çmim të dedikuar për skenarin, por juria nderon filmin me Çmim Special me motivacionin: “Për rrëfimin e shkëlqyer që e bën këtë eksperiencë specifike kulturore të ndihet thellësisht personale”. “Jam i nderuar që prezantohemi në një mënyrë të tillë në “East Coast” i cili ka ngulimin më të madh të Shqiptarëve në Amerikë por edhe të shumë kombeve të tjerë me të cilët ndajmë të njëjtat eksperienca. Nuk e fsheh dot lumturinë që pas suksesit të filmit në Europë pritemi në të njëjten mënyrë dhe në Amerikë”, u shpreh regjisori i filmit Andamion Murataj. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hamptons të Nju Jorkut është krijuar 19 vjet më parë për të vlerësuar punën e kinemasë autore. Festivali ju prezanton për herë të parë audiences së brigjeve lindore të Amerikës një spektër unik filmash ndërkombëtarë që sjellin vizione të reja dhe eksperienca diverse globale. Pikërisht në këtë festival kanë pasur premierën lindore të Amerikës shumë filma fitues te Çmimit Oskar si “Fjalimi i Mbretit” apo “Mjelma e Zezë”. a.q/NOA

KOMENTE