English

Fshehu drogën poshtë xhupit, prangoset korrieri

Brindizi, 19 tetor 2011, NOA- Policë të Guardia di Finanza në Brindizi në bashkëpunim me efektivë të doganës bënë të mundur sekuestrimin e një kilogram marijuanë në portin e Brindizit, duke arrestuar edhe korrierin e drogës. Bëhet fjalë për një 23 vjeçar shqiptar i cili sapo kishte zbritur nga anija “European Voyager” e cila vinte nga Vlora. I riu e kishte fshehur drogën, duke e ndarë në katër qese poshtë xhupit. a.y/NOA

KOMENTE