English

Gjykata Evropiane, “jo” kërkimit me qeliza burimore njerëzore

Luksemburg, 19 tetor 2011, NOA - Qelizat embrionale burimore të njeriut dhe procedurat për përftimin e tyre nuk lejohet të patentohen në BE, vendosi Gjykata Evropiane. “Nëse për përftimin e qelizave burimore, duhet të shkatërrohen embrione, kjo sipas vendimit të Gjykatës Evropiane, bie ndesh me të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor”, argumentoi kryegjykatësi Vassilios Skouris. Me vendimin e gjykatës merr fund një luftë e gjatë juridike mes shkencëtarit nga Boni, Oliver Brüstle, dhe organizatës Greenpeace. Organizata kishte ngritur padi kundër një patente të Brüstles për qeliza trupore jo të pjekura, për trajtimin e sëmundjeve neurologjike si parkinsoni, patentë e cila iu njoh atij në vitin 1999. Brüstle vetë dhe një numër i madh shkencëtarësh u shprehën të zhgënjyer. Ata shohin në vendimin e gjykatës një disavantazh të rëndë për kërkimet evropiane në lëmin e qelizave burimore dhe i tremben largimit të shkencëtarëve në vende të tjera me rregulla më pak të rrepta. a.q/NOA

KOMENTE