Vareze, 19 tetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Policia e Varezes në Itali arrestoi dy emigrantë shqiptarë pasi iu gjet 2 kilogramë kokainë në dhomën ku rrinin dhe luanin fëmijët e tyre të mitur. Një operacion për goditjen e shpërndarësve të drogës bëri të mundur arrestimin e Tonin Ndrecës 39 vjeç dhe Renata Ndrecës 26 vjeç, pasi iu gjeti 2 kilogramë lëndë narkotike në ndarë në 5 qese të izoluara me nastro të errët, ndërsa iu gjetën celularë të shumtë si dhe para të thata. Në ditët e kaluara vëmendja e policisë ishte përqendruar mbi dy shqiptarët, burrë e grua banues në Induno Olona, pas materialeve të mbledhura rreth tyre se mbanin lëndë narkotike të destinuar për në tregun lokal. Çifti me dy fëmijë të mitur jetonte në kufi mes Comuni di Induno Olona dhe Varezes dhe pikërisht ajo banesë ishte pikë referimi për mbledhjen e drogës e cila do hidhej në tregun e zonës. Të hënën hetuesit ndërtuan linjën e aktivitetit duke vendosur të ndërhyjnë. Ditën e djeshme u ndalua gruaja teksa kthehej në shtëpi, e cila e vetëdijshme për situatën në banesën e saj tentoi të shpërqendrojë policët duke pretenduar se jetonte në një tjetër adresë...por pas kësaj tentativa dëshpëruese dështoi dhe së bashku me të në banesë hynë edhe efektivët e policisë. Brenda saj ndodhej i shoqi Tonin i cili duke qenë se ishte klandestin në Itali u denoncua edhe për shkelje pa të drejtë të kufirit. Ndërkaq kontrolli i banesës dha rezultat pozitiv, pasi policët gjetën poshtë një mobilje në kuzhinë, aty ku dhe po luanin fëmijët e çiftit, sasinë e drogës të mbështjellë në 5 pako me një total prej 2 kilogramësh, si dhe pajisje që bënin peshimin e saj që evitonin gjetjen e lëndës narkotike. a.y/NOA