English

Kosovë, miratohet raporti nëntë mujor i Buxhetit 2011

Prishtinë, 19 tetor 2011, NOA- Qeveria e Kosovës, miratoi sot raportin nëntëmujor të buxhetit 2011, i cili është prezantuar dhe ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar, në të cilin tregohet performanca pozitive në sigurimin e të hyrave por edhe në ekonomizimin e shpenzimeve buxhetore. Ndër të tjera në vijim të mbledhjes së saj Qeveria ka aprovuar Projektligjin për Regjistrimin dhe Evidencën e të Papunësuarve dhe Punëkërkuesve në Republikën e Kosovës, me të cilin rregullohen procedurat, metodat dhe evidencat e të papunëve dhe punëkërkuesve në zyrat e punësimit. Kabineti qeverisës ka miratuar gjithashtu edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila siguron udhëzimet që FSK-ja të angazhohet në arritjen e standardeve të NATO-s, me objektiv e ndërtimit të partneritet me SHBA-të, BE-në dhe KFOR-in. Në mbledhje janë aprovuar pesë rregullore që rregullojnë fushat e sigurisë së informacionit. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e Komisionit Evropian për vazhdimin e preferencave tregtare për Kosovën, si dhe për njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës. a.y/NOA

KOMENTE