English

Minatorët pas shpërthimit: Gati për punë

Bulqizë, 19 tetor 2011, NOA- Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e Këshilit Sindikal të Minatorëve, i mbajtur pas shpërthimit të gazit të ndodhur dje në ambientet e nëntokës ku një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën. Gjatë kësaj mbledhje u shpreh gatishmëria e minatorëve për fillimin e punës, duke theksuar se presin vendimin nga Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave për ecurinë e mëtejshme të saj. Ndërsa gjatë ditës së sotme në minierë nuk u punua, nga ana e tyre kërkohet që Prokuroria të zbardhë sa më shpejt ngjarjen pasi thuhet se që nga momenti i shpërthimit asnjë nga minatorët nuk është marrë në pyetje. Ditën e djeshme disa minatorë kishin hyrë në nivelin e 16 të minierës për të matur gazin, kur ndodhi shpërthimi dhe aktualisht krahas viktimës Naim Shyti tre minatorë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. a.y/NOA

KOMENTE