English

Ohajo, kafshë të egra arratisen nga ferma

Nju Jork, 19 tetor 2011, NOA – 48 kafshë të egra janë arratisur nga një kopsht zoologjik duke shkaktuar alarm në një zonë të Ohajos. Mes kafshëve janë tigra, luanë, leopardë, arinj dhe ujq. Të gjithë gjitarët kanë ikur nga një fermë – kopsht privat, ku pronari është gjetur i vdekur. Sherifi i zonës ka dhënë alarmin e më pas ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të shkollave dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të “ngujohen” në shtëpitë e tyre. Policia ka nisur një aksion të vërtetë safari në zonë, në kërkim të kafshëve të egra por edhe atyre ekzotike si xhirafa etj. a.q/NOA

KOMENTE