English

Përfitoni tani, nga financimet për kapital pune

ProCredit Bank ka nisur një fushatë të re që synon të mbështesë kërkesat ne rritje te bizneseve për likuiditete. Çdo biznes i vogël apo i mesëm që operon në sektorët e prodhimit, tregtisë apo shërbimit do të përfitojë avantazhe të shumta nga paradhënia bankare, kredia për kapital pune apo linja e kredisë së ProCredit Bank. Koha luan një rol vendimtar në mjedisin e sotëm të biznesit dhe përvoja si partnerë afatgjate na tregon se kreditë afatshkurtra me kushte të favorshme janë mjeti i duhur për të zhvilluar më tej planet e biznesit. Produktet financiare të ofruara së fundmi nga ProCredit Bank janë dizenjuar për t’iu përgjigjur më së miri mungesave të likuiditetit në treg dhe gjallërimit të biznesit. Paradhënia bankare u mundëson bizneseve akses të shpejtë për likuiditete në llogarinë bankare dhe bën të mundur pagesën e detyrimeve dhe shpenzimeve mujore në çdo moment. Kredia për kapital pune financon kapitale pune me një plan te paracaktuar shlyerje. Linja e kredisë produkti më i ri nga ProCredit Bank i vjen në ndihmë të gjithë atyre klientëve, blerjet e të cilëve nuk kanë cikël të rregullt mujor por karakter sezonal. Një klient biznesi gjen në ProCredit Bank komisione disbursimi deri 0%, shpejtësi në aprovim, profesionalizëm dhe mbi të gjitha staf të dedikuar për të bërë zgjedhjen më të mirë për biznesin. Produktet e mësipërme të ProCredit Bank ofrohen sipas nevojave specifike te çdo biznesi, pa kosto shtesë dhe me ekspertizën e këshilluesve tanë të biznesit. ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbim te plotë bankar. Fokusi ynë është dhënia e kredive për sipërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. ProCredit Bank u shërben 153.000 klientëve ne 40 degët e saj në gjithë Shqipërinë dhe është e pranishme në 21 shtete në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine. e.t/NOA

KOMENTE