English

Pranga hajdutëve të shpallur në kërkim

Elbasan, 19 tetor 2011, NOA – Dy persona kanë përfunduar në pranga pas vjedhjes në qytetin e Elbasanit. Policia raporton se është bërë i mundur arrestimi i dy autorëve të dyshuar të vjedhjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen '5 Maji" ku është vjedhur një parukeri. Irdi Berisha, 19 vjeç dhe Arben Shehu, 34 vjeç që të dy banues në lagjen “5 Maji" janë arrestuar pasi prej kohësh ishim shpallur në kërkim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.10.2011, në lagjen “5 Maji", kanë kryer vjedhjen e një parukerie, e cila ishte në pronësi të shtetases E.T, banuese edhe kjo po në këtë lagje, nga ku kanë vjedhur të gjitha aksesorët që ndodheshin në këtë parukeri, TV, DVD. Policia ka sekuestruar materialet të cilat pas vjedhjes ishin fshehur në banesën me qera të 19 vjeçarit. a.q/NOA

KOMENTE