English

Viti i fundit i Del Pieros

Torino, 19 Tetor NOA - Ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros në fanellën bardh e zi. Lajmi është njoftuar nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në një hapjen e diskutimit të asamblesë së aksionistëve. “Do të jetë ky viti i fundit i kapitenit tonë Alessandro Del Piero”, - bëri të ditur Agnelli. “Del Pieros i detyrohemi shumë – shtoi më pas ai – pasi dashuria e tij për ngjyrat bardhë e zi nuk ka reshtur për asnjë moment”. Sulmuesi i Juventusit duhet thënë se është një ndër figurat më të mëdha të historisë së këtij klubi dhe do të mbetet i tillë dhenë kohët në vazhdim. r.b/NOA

KOMENTE