Tiranë, 19 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Policia e Tiranës dhe vetë numri një i saj, Sajmir Muça kanë zbardhur sot vrasjen e kryer në 13 tetor 2010. Në atë kohë mbeti i vrarë Petraq Mihali, roje në një pikë karburanti në Plug të Lushnjes si dhe pak minuta më vonë edhe Urim Bregu, shofer taksie, i vrarë në afërsi të Kavajës. Në një konferencë të posaçme për median, Muçaj deklaroi se autor i vrasjes së dyfishtë është Jurgen Kule, i cili ka vepruar në bashkëpunim me shtetasin E.L. Ky i fundit ka vdekur rreth një muaj më parë pasi ka pire fotoksinë. Dy autorët kanë vrarë Mihalin dhe Bregun me qëllim grabitjen. Policia bëri me dije se është sekuestruar arma e zjarrit, e tipit pistoletw e përdorur në dy vrasjet. a.q/NOA