English

Aksident rrugor në Rinas, një i vdekur, gjashtë të plagosur

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Një tjetër aksident, por këtë herë rrugor ka ndodhur pranë rrugës së re të Rinasit ku pas përplasjes së dy automjeteve ka gjetur vdekjen 28-vjeçari Altin Dushaj dhe janë plagosur gjashtë persona të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 22.55, në rrugën e re të Rinasit, ku automjeti Benz furgon, me targa TR 3543 T, duke qarkulluar në drejtimin Rinas-Qafë Kashar, është përplasur me automjetin veturë Hyundai, me targa KEA 6533, e drejtuar nga shtetasi Altin Pren Dushaj, duke lënë të vdekur në vend këtë të fundit. Viktima Altin Dushaj ishte banues në Lezhë dhe po qarkullonte në drejtimin Qafë Kashar-Rinas. Gjatë përplasjes janë plagosur edhe 49-vjeçarja Vjollca Izet Luca, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, 23-vjeçari Erald Nezhdet Hoxhalli; 26-vjeçarja Jetmira Ismail Doda dhe vëllai i saj 27-vjeçari Flamur Ismail Doda; 23-vjeçari Elton Bashkim Bogdani dhe 30-vjeçari Florian Hysni Mulleti. Policia e Tiranës ka vënë në pranga drejtuesit e furgonin 23-vjeçarin Cufi Ramadan Elezaj, i lindur në Dibër dhe banues në Bathore Tiranë, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin. Cufi Elezaj është nën akuzë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. mit/NOA

KOMENTE
  • BaCi Gv11:25 - 20 Tetor 2011
    zoti xhenetin