English

AMC, me më shumë oferta e më shumë mundësi

Tiranë, 20 Tetor 2011 NOA - Qindra të rinj, studentë, banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm patën mundësi të merrni pjesë në aktivitetet që shoqëruan hapjen zyrtare të dyqanit më të ri AMC, në rrugën e Durrësit, sikundër shikoni edhe fotot që shoqërojnë këtë lajm. Ky dyqan, i ideuar si një qendër teknologjike, tregon sërish angazhimin e AMC për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevoja të abonentëve të vet. Të gjithë dyqanet e rinj AMC janë një shembull i shkëlqyer i përvojës më të mirë të abonentit dhe paraqesin teknologjitë moderne dhe ekskluzive që sjell AMC në vend. Gjatë ceremonisë së përurimit, në shoqërinë e humoristëve Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe muzikës live, të pranishmit u njohën me ofertat dhe shërbimet e AMC dhe përfituan edhe shumë surpriza e dhurata. Festa e hapjes shërben si fillim i muajit promocional për këtë dyqan. Nga data 21 tetor deri ne 21 nëntor, dyqani i AMC tek rruga e Durrësit do të ketë oferta të përditshme. Do të ketë numra What’s Up falas me 1,200 minuta e 600 SMS falas çdo muaj. Me çdo rimbushje 500 lekë, çdo abonent AMC ka mundësi të zgjedhë një numër tjetër AMC, me të cilin do të flasë falas për 1 javë. Për të apasionuarit e iPhone, tek dyqani i rrugës së Durrësit të gjithë mund të marrin një iPhone 3GS për vetëm 19,990 lekë duke zgjedhur një nga planet tarifore i-Plan për një vit. Dhe të gjithë numrat What’s Up që do të aktivizohen ose do të kryejnë rimbushje tek ky dyqan, do të kenë mundësi të fitojnë telefona Nokia çdo ditë. e.t/NOA

KOMENTE