Tiranë, 20 tetor 2011, NOA - Drejtoria e Tatim Taksave në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje debitorëve të shlyejnë detyrimet brenda afatit për të shmangur penalitetet Nëpërmjet një deklarata publike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës, njofton të gjithë subjektet dhe individët tatimpagues, debitorë ndaj Bashkisë Tiranë, që të shlyejnë borxhin e tyre. Muajt e mbetur të vitit 2011 janë mundësia e fundit që i jepet biznesit në bazë të ligjit të faljes nr. 10418 dt. 21.04.2011 “Për Legalizimin e Kapitalit dhe Faljen e një pjese të Borxhit Tatimor dhe Doganor” për të mbyllur të gjitha detyrimet e tyre, në të kundërt, në vitin 2012 të gjitha detyrimet e prapambetura do të jenë 100 % të pagueshme dhe nuk do të ketë më asnjë falje. “Drejtoria e Tatim Taksave e Bashkisë së Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin, nëse nuk do të respektohet ky afat. Masa e parë që do të merret është publikimi në media i emrave dhe detyrimeve të çdo subjekti apo individi, më tej do të veprohet deri në mbledhjen e borxheve me forcë, sic e parashikon ligji nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne RSH” nenet 88, 101, 104”, përfundon deklarata e bashkisë së Tiranës. a.q/NOA
Bashkia apel debitorëve: Shlyeni borxhet
-
kthella13:34 - 20 Tetor 2011eh bashkia...........................