English

Berisha përshëndet eliminimin e Geddafit

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Pas përhapjes së lajmit për vrasjen e ish-diktatorit libian Muammar Geddafi, kreu i qeverisë shqiptare e ka përshëndetur eliminimin e tij. Në mesazhin e tij Kryeministri Berisha shprehet se ky kriminel e meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjeve ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit.

Në këtë mesazh kryeministri shprehet:

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddaf. Ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij. Por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij. a.y/NOA

KOMENTE