English

Berisha- Sannino: KE mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Kryeministri Berisha priti sotnjë takim, Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefano Sannino i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi. Kryeministri Berisha falenderoi Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE-së për mbështetjen dhe ndihmën bujare që i kanë ofruar Shqipërisë gjatë njëzet viteve të fundit, e cila e klasifikon atë edhe si donatorin më të madh ndaj vendit tonë. Sannino garantoi Kryeministrin Berisha se Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu anëtarësuar sa më shpejtë në BE. Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha ritheksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekti më madhor i shqiptarëve dhe se qeveria shqiptare duke e konsideruar këtë si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë është plotësisht e angazhuar të punojë për të realizuar të gjitha reformat, si dhe për të plotësuar të gjitha standardet që kërkon ky proces, në veçanti për të adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian në progres raportet për Shqipërinë, duke shtuar se qeveria shqiptare i konsideron ato si programin më serioz të punës së saj. Kryeministri Berisha i bëri një ekspoze arritjeve të rëndësishme të qeverisë shqiptarë në shumë fusha si ajo e arsimit, shëndetit publik, luftës kundër krimit, realizimit të infrastrukturave të rëndësishme në vend, turizmi, etj., ku u vlerësuan si sektorë ku përparime të rëndësishme janë shënuar dhe po vijon të shënohen. Në takim u theksua se e rëndësishme në këtë moment është që të shikohet përpara drejt hapave të mëtejshëm për të përafruar Shqipërinë me Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, reforma zgjedhore dhe ajo e rregullores së Parlamentit si dhe adresimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian janë aspekte të rëndësishme ku duhet përqendruar vëmendja e të gjithë aktorëve politikë që këto procese kërkojnë. Kryeministri theksoi se është në interesin e të gjitha forcave politike por në mënyrë të veçantë të qytetarëve shqiptarë që të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të votohen me konsensus. Në vijim Sannino e falënderoi Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në mënyrë transparence e të hapur me opozitën për çuarjen përpara të këtyre proceseve shumë të rëndësishëm. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha me Stefano Sannino

KOMENTE