English

Berisha: Urgjent ligji për vendorët që dëmtojnë mjedisin

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha cilëson si emergjente situatën e mjedisit në vend. Gjatë fjalës në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kritikoi pushtetarët vendorë se po shkatërrojnë mjedisin në qytetin e tyre. Një shembull i tillë, sipas kryeministrit është gjendja në brigjet e lumit Shkumbin, pranë qytetit të Elbasanit. “Me autonominë vendore është abuzuar. Ka vite që Shkumbimi është bërë një zonë toksike. Inspektoriati duhet të ndalojë në mënyrë kategorike çdo lloj depozitimi në bregun e këtij lumi. Për shkelësit të vendosen sanksione dhe të sistemohet me përparësi landfilli ekzistues i Rrogozhinës”, deklaroi Berisha përpara ministrave të tij. Ai i kërkoi ministrit të mjedisit, Fatmir Mediu, por edhe anëtarëve të tjerë të kabinetit, që brenda 15 janarit 2011 ky projekt të ketë përfunduar. “Duhet të shënojmë ndryshime urgjente. Ajo që u bë me makinat, do të vazhdojë. Vendit do t’ia kthejmë fytyrën pa plehra. Të sanksionohen në ligj penalitetet për ata zyrtarë vendorë që mbyllin sytë ndaj ndotjes së mjedisit”, tha Berisha pak ditë pasi presidenti Topi, firmosi dekretin për shkatërrimin e varrezave të makinave. a.q/NOA

KOMENTE