English

Drogë te baret në qendrën historike

Lucca, 20 tetor 2011, NOA- Dy shqiptarë janë arrestuar për shpërndarje droge në klube nate dhe në qendrën historike në zonën e Luccas. Një operacioni i koduar “Diones” u përfundua nga hetuesit pasi në klubin e natës “1080 voglia” në Lucca-Ponte S. Pietro për shfrytëzim prostitucioni të të rejave që vinin nga Europa Lindore bëri që në 19 janar të arrestohen tre persona si dhe të sekuestrohet lokali i natës, pasi zbuloi lidhjen mes tyre dhe bashkëpunëtorëve që shpërndanin drogë në lokalet e natës në provincën e Lucca dhe në qendrën hisotrike. Si rrjedhojë e hetimeve Fabio Origlio i cili kryesonte hetimet kërkoi dhe zbatoi masa arrestit ndaj tyre. Dionis Shëngergji, lindur në Shqipëri në vitin 1986, rezident në Montecatini Terme, i cili ishte arrestuar më parë në 19 janarin e shkuar pas hetimeve rezulton se është përfshirë në historinë e shpërndarjes së drogës në klubin e natës dhe pas qëndrimit për disa muaj në ambientet e paraburgimit kaloi në arrest shtëpie. Aureliano Likaj po nga Shqipëria, 30 vjeç rezident në Altopascio kaloi nga ambientet e paraburgimit në arrest shtëpie. Antonio Giannotti, lindur në Catanzaro 37 vjeç rezident në Viareggio nga paraburgimi u lëshua me detyrim paraqitje. Personat në fjalë akuzohen për ngjarje të ndryshme të shpërndarjes së kokainës në lokale publike dhe në qendrën historike të Luccas. a.y/NOA

KOMENTE