Sirte, 20 tetor 2011, NOA - Koloneli famëkeq Muamar Gedafi, ka qenë i plagosur përpara se të kapej. Sipas mediave ndërkombëtare, si edhe televizioneve Al Xhazira dhe Al Arabia, Gedafi është plagosur pas sulmit të rebelëve në Sirta, dhe më pas është dërguar në spital në Misurata. Rrugës ai ka vdekur nga plagët e marra. Fillimisht u deklarua se ishte ndaluar Muamar Gadafi dhe sipas CNN, ai ishte kapur në Sirte.Ka qenë televizioni i Libisë që ka konfirmuar lajmin për kapjen e Gedafit në këtë vend. Më herët komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, ka deklaruar për Reuters se Sirte tashmë është liruar duke sfiduar rebelët dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të largohenn. Një tjetër komandat i frontit, Husein AbdelSalam, ka shtuar se forcat e tij janë duke ndërrmarë një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë. Kështu, forcat e përkohshme qeveritare të Libisë më në fund kanë marrë kontrollin mbi Sirten-bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Ka informacione që është kapur edhe zëdhënësi i regjimit të Gedafit si edhe djali i kolonelit, Muttasim. a.q/NOA
Gedafi mund të ketë vdekur rrugës për në spital
-
Eminem SLIM SHADY.14:57 - 20 Tetor 2011Gadafi eshte dhe do jete ne historine e njerezimit si presidenti me i keq i te gjitha koheve, vdiq vdiq..por lwfta ska mbarwar...djali i tij do marre hak...trrojne tjeret, e shkofshin tgjith komwnistat e tgjith inat-g...trroje partia e qeveria..!!...:-)