English

Gjermania 1 milion euro për METE

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA - Një projekt 1 milion euro i financuar nga qeveria gjermane do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me Acquis e BE-së për dy vitet në vazhdim. Projekti do të sjellë përvojën e ekspertëve europianë, rajonalë dhe lokalë për të asistuar Grupet Ndërinstitucionale të Punës nën koordinimin e METE-s në përmbushjen e detyrave të tyre në procesin e integrimit. Projekti “Mbështetje për zbatimin e Legjislacionit Shqiptar të përafruar me atë Europian” u lançua sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në fjalën e tij Zv.Ministri Bozdo falënderoi qeverinë gjermane dhe GIZ për ndihmën që ajo po i jep qeverisë shqiptare në përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropiane. Bozdo u shpreh se, dhënia apo jo e statusit të vendit kandidat të BE-së nuk e pengon qeverinë shqiptare që të fillojë që tani punën në përgatitjen e saj për hapjen e negociatave. Ky projekt synon të mbështesë procesin e përafrimit të legjislacionit ekonomik shqiptar me acquis e BE-së, si dhe në fuqizimin e strukturave të nevojshme për zbatimin e tyre. a.q/NOA

KOMENTE
  • Petro Nini16:36 - 20 Tetor 2011
    NUK I HAN QEVERITARET ,,OSE ME MIRE ATO INVESTOHEN E I MARIN ATA QE VINE PER INSTUXIONE E SHKEMBIM PERVOJE ,,,ME ROGA TE MAJME NGA KETO LEK ,,NUK BESOJ TE NGELEN PA GJE DHE QEVERITARET QE JAN DIREKT ME TA !
  • Bookenemy Baste15:29 - 20 Tetor 2011
    kot qe i japi se do ti hane politikanet dhe do ti paguajne shqiptaret e thjeshte pastaj.