English

Haxhinasto – Bova: Të gjenden rrugët për integrimin

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Ambasadorin Mario Bova, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar konkretisht për ecurinë e “Deklaratës së Partneritetit Strategjik”, të nënshkruar mes dy vendeve në shkurt 2010. Gjatë takimit, Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen dhe rolin e Italisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, kontributin dhe ndihmën për të konkretizuar në kohë hapat e nevojshëm në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën ekonomike, veçanërisht atë të energjisë, të rrugëve të gazit si dhe në fushën e transportit. Ambasadori Bova vuri theksin në domosdoshmërinë e gjetjes së rrugëve të duhura nga institucionet dhe aktorët politikë shqiptarë që do të çojnë vendin drejt bashkëpunimit në interes të qytetarëve shqiptarë, si ata që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe të atyre që jetojnë në vendet e ndryshme të BE-së. a.q/NOA

KOMENTE