Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Jozif Kuzhe nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar të futbollit shqiptar. Takimi në FSHF sot pasdite, në prani të vetë Kuzhe dhe kreut të Federatës, Armando Duka ka përfunduar me ndërprerjne e kontratës me teknikun kroat. Mësohet se krahas rezultateve jo shumë të mira të kombëtares në ndeshjet e fundit, Kuzhe kishte kërkuar edhe rritje të pagës së tij. Gjithësesi vendimi është marrë me konsensus të plotë nga të dy palët. Po sot, FSHF pas largimit të kroatit hapi dritën jeshile për përzgjedhjen e emrit të ri, i cili do të drejtojë kombëtaren shqiptare për eliminatorët e Botërorit 2014. a.q/NOA
Kombëtarja, ikën Kuzhe
-
El Fenomeno20:08 - 20 Tetor 2011Kuzhe ka qene nje udheheqes shume i mire per Shqiperine po te gjithe fajin per ndeshjet e fundit e kane lojtaret e kombetares. Ne keto momente kombetares shqiptare i novojitet vetem Besnik Hasi si i perzgjedhur me pervoje. Ju faleminderit
-
Astrit Piranaj18:32 - 20 Tetor 2011per mendimin tim ky trajner meriton me shume sepse ishte i afte ne pankine lind pyetja kush do ta drejtoje kombetaren ne te ardhmen .Mirel Josa mund te jete kandidati dhe ky njeri e meriton kometaren pse te marrim te huaj ne duke pas shume trajnera te afte ne skemi nevoje ne te na drejtoje ndonje teknik tjeter
-
valare17:58 - 20 Tetor 2011Ky trainer qe torollak i semure dhe bixhosxhi dhe pijanec.Por e keqja e futbollit tone i ka rrenjet me te thella sepse futbolli eshte nje i tere dhe sdo shikuar kombetarja e ndare nga kampionati kombetar.Ne duam nje revolucion strukturash organizim i ri ambiente investim tek te rinjte etj.
-
US of Albania17:34 - 20 Tetor 2011Fillimishte si tifoz i Kombëtares Shqiptare dua ta falenderoj trajnerin Kuzhe per kontributine e dhënë. Mendoj që eshte koha e fundi te vazhdohet me këtë avaz te ndrrimit te trajnerve pasiqe asesi Kombetarja nuk po mund te gjej rehatine e deshiruar.Uroj qe trajneri pasuses te je nje njohes i mire i lojes se futbollit dhe qe gjithashtu ne asnje menyre nuk duhet vene presion ne te nga ana e federates qe te fus lojtar ne loj te cilet nuk e meritojn. Gjithashtu duhet punuar ne sjelljen e talenteve te ri ne skuader , megrgata jone ka mjaft te tille andaj lobi shqiptar duhet angazhohet ne sjelljen e tyre ne Kombetare. Me respekte.
-
Aris Taci17:32 - 20 Tetor 2011Kete trainer me te vertete kot e larguan sepse ai filloi te grumbullonte talente,ai ndiqte rregullisht kampionatin shqiptar,dhe me e rendesishmja edhe lojtaret ishin dakort qe ai te qendronte ne kombetare. Mbajeni mend Hasi sa te humbi 2 ndeshje do te shkarkohet nga detyra sepse kshu e kane ata te Fshf.Nje traineri i duhet dhene koha e nevojshme per ta stabilizuar nje skuader.Per Kuzhen mendoj qe kane bere gabim .Ky eshte thjesht mendimi im .