Torino, 20 tetor NOA - Të lënë të lirë Krasic për të arritur tek talenti anglez Theo Walcott. Është plani, i cili po mendohet aktualisht në shtëpinë e Juventusit, të cilin tekniku Conte dëshiron ta realizojë që në muajin janar dhe është i gatshëm për të bërë gjithçka që një tratativë e tillë të përfundojë me sukses. Në një takim me Marotta, Conte ka vendosur se është i gatshëm që të nxjerrë në shitje Krasic dhe kjo me qëllim që të ketë në dispozicion fonde për të arritur tek sulmuesi anglez. Agjenti i Walcott në krahun tjetër ka mohuar duke deklaruar: “Për momentin Juventus nuk na ka kontaktuar”. r.b/NOA