Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo kundrejt shpifjeve të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Republikës, ka paditur këtë të fundit. “Nuk jam i vetmi që e mendoj dhe që e them se disa deputetë të Partisë Socialiste, jo të gjithë ata, demonstrojnë në këtë sallë një deformim të madh njerëzor, madje një deformim anatomik, pasi siç u pa te parafolësi anusi ka zëvendësuar laringun. Por unë, ashtu siç veproi edhe filozofi i lashtësisë Sokrati, kur ia kafshoi këmbën qeni, nuk do të doja t’i përgjigjesha në të njëjtën mënyrë”, u shpreh Pollo. Nga ana e MITIK në një qëndrim zyrtar, thuhet se pas kësaj Ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla. Gjatë seancës së sotme parlamentare deputeti socialist akuzoi ashpër ministrin Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizime në dhënin e lejeve për fibrat optike në vend. a.y/NOA
Në foto: Deputeti i PS Taulant Balla