English

Nxorën prostitutën në rrugë pas abortit, goditet banda

Treviso, 20 tetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Një organizatë italo-shqiptare pjesëtarët e së cilës shfrytëzonin prostituta u shkatërrua nga policia e Trevizos në Itali. Në bazë të hetimeve të nisura në marsin e kaluar verifikohet se banda e cila udhëzohej nga shqiptarët merrnin vajza të reja nga Rumania për ti sjellë si prostituta në Itali duke u dhënë atyre gjysmën e fitimit, shumicën e rasteve më pak se aq. Si rrjedhojë e kësaj veprimtarie njëra nga vajzat e cila ishte kërcënuar se do të shitej te një klan tjetër shqiptarësh u arratis nga grupi, duke denoncuar edhe shfrytëzuesit e saj. Ndërkaq sipas policisë thuhet se një tjetër vajzë u detyrua të abortonte dhe vetëm një ditë pas kësaj ngjarje u nxor në rrugë. Mësohet se çdo vajzë u jepte shfrytëzuesve 600 euro në ditë, ndërsa aktiviteti i tyre zhvillohej në rrugë ose në apartament, ndërsa vajzave u bëhej reklamë edhe në internet ku dhjetëra vajza nën kërcënime të vazhdueshme shisnin trupat e tyre. a.y/NOA

KOMENTE
  • cuniny20:59 - 20 Tetor 2011
    Na keni kenaqur ju nga shqiperia kemi emer ne europe per kshu gjera jeni njesha !