English

Parashikimi i motit për 21 tetor 2011

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të vendosen në territorin shqiptar dhe për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Shira më të dendur do të bien në veri dhe veriperëndim të vendit ndërsa në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore. Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke qenë se vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent por intensiteti i tyre do të bier ndjeshëm. Më problematike situata paraqitet në jug dhe juglindje të territorit. Gjatë natës parashikohet që reshjet të zhvendosen në ekstremet veriore dhe jugore të vendit. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të ketë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të jetë 3 ballë. Europa Nesër, Europa Veriperëndimore dhe një pjesë e Europës Verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Konkretisht Ishujt Britanik dhe Rusia do të kenë shira të dendur pothuajse gjatë gjithë ditës. Gjithashtu në veri të vendeve skandinave do të ketë edhe reshje të pakta dëbore. Zhvendosja e vranësirave nga zona e Alpeve drejt vendeve të Ballkanit do të bëjë që shirat të përfshijnë këtë rajon ku intensiteti i tyre do të jetë i lartë. Europa jugperëndimore, Juglindore dhe Europa Lindore do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të jenë dominuese në këto vende.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Zona e Alpeve alarmon për reshje shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere - Vendet e Balltikut do të rrezikohen për shira të konsiderueshëm - Norvegjia rrezikohet për shira të konsiderueshëm dhe stuhi ere a.y/NOA

KOMENTE