English

Pasqyra e shtypit, 20 tetor 2011

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 20 tetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Frika nga manipulimi. PS krijon policinë për votën, e fut në statut”. Argumente të tjerë: “Regjistrimi i pronave në hipotekë, ja procedurat e reja të ankimimit”; “Hakmarrja. Terror në mesnatë në Shkodër, tre të plagosur”; “Karburanti për Hipotekat, Gardën e SHISH, hetim tenderave në dy vjet”; “KiE rezolutë për Shqipërinë: Duhet dialog konstruktiv”; “Nga Artur Zheji: Pro Jozefinës”; “Harasani: Politikanët, hipokrizi me heqjen e imuniteteve”; “Adriatik Llala: Hetimi ynë për pasuritë e 100 ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Merr pafajësinë. Moisiu fiton gjyqin me deputetët e PS”. Tituj të tjerë në brendësi: “Projekti alternativ i Islamit: PS të rikthejë themeluesit e të shmangë përçarjen”; “Nga Armand Shkullaku: Kështu fliste Bamir Topi”; “Tiranë, deputetit Shalsi i vjedhin makinën”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Konflikti Topi-mazhorancë sërish drejt Kushtetueses”. Në brendësi gjeni edhe argumentet: “TCH shkakton furtunë në Itali kërkohet dorëheqja e Frattinit”; “Shqypni tavolinash nga Artan Lame: Turpi i Ramës apo faji i Bashës”; “Zbardhet vendimi: Të gjitha sekretet kalojnë nga shiu”; “Nënë Tereza në gjyq”; “Minatorët braktisin punën, dy në gjendje të rëndë’; “Monopoli i energjisë, BE kërcënon Shqipërinë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Raporti i KiE: Zgjedhjet e 8 majit shënuan progres”. Argumente të tjerë: “Volfgram Gebel: Rikandidimi i Ramës në Tiranë, ndikoi negativisht”; “PS strukturë të veçantë për mbrojtjen e votës”; “Beja: Masakra e Tivarit, hetim dokumenteve në shtete të tjera”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin kryesor: “Letra e fshehtë e Berishës për Silvio Berluskonin”. Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: “Nga Shkëlqim Cani: Mosveprimi gjithashtu është krim”; “Intervistë me Rexhep Qosen: Berisha autokrat blegtoral, opozita e qulltë dhe dyfytyrëshe, ambasadorët pa parime”; “I vidhet makina me logo të Kuvendit deputetit Eduard Shalsi”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Komisioni i Venecias: Demokracia? Shqipëria në rrugë të gabuar”. Argumente të tjerë: “Kërcënoi Topallin, shoqërohet ne polici nipi i Haxhi Qamilit”; “Piramida ushqimore nga Dritan Hila”; “Franko Frattini: Sekseri e njihte Ilir Metën shumë kohë më parë”; “Asnjë vizitë në shtëpinë muze të Nënë Terezës”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE