English

Pelegrinët mitrovicas nisen për në Haxh

Mitrovicë, 20 Tetor 2011 NOA - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete, Eroll Zekiria, ka vizituar të enjten Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ku është organizuar ceremonia e nisjes së pelegrinëve për në Haxh nga kjo komunë. Kryetari Kastrati i ka përgëzuar haxhinjtë e ardhshëm të Mitrovicës dhe në këtë kontekst ka cekur bashkëpunimin e mirë që ka komuna me Bashkësinë Islame në Mitrovicë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Në anën tjetër, drejtuesit e BI-së kanë falënderuar kryetarin për respektin dhe kujdesin e treguar ndaj tyre. a.b/NOA

KOMENTE