English

Për një vizion të ri politik

Shoqëria jonë, më shumë se kurrë, ka nevojë për një vizion të ri politik. Nuk e kam fjalën këtu për të bërë asnjë lloj aludimi për asnjë grup, për asnjë person. Vizioni im politik është pikërisht ai që jepet sot si një leksion nga vendet evropiane, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vendet që kanë demokraci të zhvilluara, pikërisht, për të dhënë atë vizion, që në momente të caktuara politika jonë nuk e ka shprehur Nga Bamir Topi Shoqëria demokratike të jep shansin që njerëzit të mendojnë në diversitet të plotë, duke shpalosur personalitetin, dinjitetin e tyre, por duke krijuar dhe mundësinë që të kenë frymën e kohezionit për çështje të rëndësishme. Unë këtë desha të them për ju sot. Dua t’ju them që të jeni njerëz me kurajë, të jeni njerëz që të dini të kontribuoni, secili në pozicionet e veta, sepse edhe karriera politike nuk vjen gjithmonë në mënyrë revolucionare, sot je diku dhe nesër dikush të merr, të katapulton në një pozicion tjetër, që, ndoshta, mund të konsiderohet dhe i pamerituar. Në rast se do të marrim në konsideratë atë që ndodh në vende më të zhvilluara demokratike, politika, si në çdo fushë tjetër, vjen në mënyrë graduale dhe karriera vjen në mënyrë graduale. Gradualiteti, rruga evolucionare, merita në politikë, është rruga që ju bën të jeni më të qëndrueshëm, ju bën që të jeni vetvetja, ju bën që të jeni më të dobishëm edhe për partitë politike, në rast se aderohet në një parti politike, ju bën që të jeni më të dobishëm për institucionet dhe, në fund fare, ju bën që të jeni shumë të dobishëm për shoqërinë. Shoqëria jonë, më shumë se kurrë, ka nevojë për një vizion të ri politik. Nuk e kam fjalën këtu për të bërë asnjë lloj aludimi për asnjë grup, për asnjë person. Vizioni im politik është pikërisht ai që jepet sot si një leksion nga vendet evropiane, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vendet që kanë demokraci të zhvilluara, pikërisht, për të dhënë atë vizion, që në momente të caktuara politika jonë nuk e ka shprehur. Sot nuk jam unë personi që bëj supervizionin e profilit dhe të performancës së klasës politike. Jo! Sot unë flas duke pasur si një pikë referimi dokumentin që vjen sërish nga Bashkimi Evropian, që për fat të keq, në vitin e dytë radhazi, penalizon Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ka kritere. Të jesh pjesë e Bashkimit Evropian ju e dini që ka shumë kritere. Janë bërë hapa para, është bërë progres, por penalizohemi së pari pikërisht për kriterin politik. *** Nuk dua të futem në raste, që na bëjnë të hidhërohemi, kur njerëz të rinj në moshë, të cilët nuk kanë pasur absolutisht asnjë lidhje kondicionale me politikën konfliktuale, sot janë të butë, kanë një profil shumë civil dhe në debatet e para televizive, kur futen nga partitë politike, tjetërsohen. Jo! Nuk mendoj që është ky modeli. Modelin duhet ta zgjidhni ju dhe modelin e keni, e keni pikërisht tek ajo certifikatë, që ju merrni sot. Brenda asaj certifikate ka shumë modele. Sikurse përfaqësuesi nga Japonia e kishte reduktuar raportimin për korrupsionin në Japoni në pak rreshta, e njëjta ndodh në atë certifikatë, ku në pak rreshta ka shumë elemente, ka shumë elemente se si respektohet shteti, se si respektohet institucioni, si respektohet etika e komunikimit dhe sa të ndërgjegjshëm janë ata që merren me politikë dhe në jetën institucionale janë në shërbim të shoqërisë, që i ka votuar dhe për të cilën ata duhet të shërbejnë.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi21:09 - 20 Tetor 2011
    S'ka shqiptar te jete i kenaqur me qorsokakun qe na kane futur politikanet tane.Derisa kokat tona politike pranojne se faji eshte tek ne,nuk eshte tek te tjeret,derisa c'do parlamentar e pranon qe qorsokakun ku jemi futur e percaktoi vecanerisht ecuria e ngjarjeve nga te dy partite kryesore drejtuse PD-PS,pse ala nuk po braktisin qorsokakun por ende u dashka te ecim brenda tij,kur faji eshte brenda tyre?