English

Presidenca flet lidhur me përfundimin e konflikteve në Libi

Prishtinë, 20 Tetor 2011 NOA – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndeti sonte përfundimin e konflikteve në Libi dhe përfundimin e operacioneve të forcave të NATO-s në ndihmë forcave demokratike dhe popullit të Libisë për heqjen e sistemit të diktaturës mbi dyzet vjeçare. Eliminimi e diktatorit libian Moamer el Gadafit është fitore e popullit të Libisë mbi forcat e së keqes, është përfundim i një kapitulli tragjik dhe të rëndë për popullin dhe hapje e perspektivës së re për përparimin dhe për zhvillimin e demokracisë në Libi, citon korrespondenti i agjencisë NOA, burime zyrtare nga Presidenca. a.b/NOA Më shumë mbi vrasjen e Gedafit

KOMENTE