Tripoli, 20 tetor 2011, NOA/Update – Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar pak minuta më parë, këtë foto, e cila në këto momente po bën xhiron e botës. Raportohet se ky është koloneli libian, Muamar Gedafi, i cili është plagosur në të dy këmbët e tij. Krahas kësaj fotoje, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë se ai ka vdekur rrugës për në spital, një informacion ky ende i pakonfirmuar zyrtarisht. a.q/NOA