Paris, 20 tetor 2011, NOA- Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy u rikthye rreth orës 17.10 në klinikën La Muette, në Paris për një vizitë të shkurtër ndaj gruas së tij Carla Bruni-Sarkozy dhe vajzës së tyre e cila lindi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 për tu larguar më pas rreth orës 17.45. Ndërkaq pasditen e sotme nëna e Zonjës së Parë të Francës shkoi për të vizituar vajzën dhe mbesën e saj, ndërsa mëngjesin e sotëm Presidenti Sarkozy e kishte vizituar për pak minuta të shoqen në klinikë. a.y/NOA