Buenos Aires, 20 tetor 2011, NOA- Presidenti i Venezuelës Hugo Chaves u kthye sot në Venezuelë, pasi iu nënshtrua disa analizave mjekësore në Kubë. Nga testet rezultoi se katër ciklet e kimioterapisë të cilave ai iu nënshtrua në luftën kundër kancerit kanë patur sukses. “Jam i lirë nga sëmundja, por tashmë do monitorohet ajo që ka qenë sëmundja”, u shpreh Chavez sapo mbërriti në vendin e tij. Më tej ai tha se dëshiron të shkojë për pelegrinazh në Santo Cristo de la Grita. a.y/NOA