English

Veriu i Kosovës, KFOR nis largimin e barrikadave

Mitrovicë, 20 tetor, NOA – Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë nisur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit operacionin e heqjes së barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak. Mësohet se gjatë aksionit ushtarët e KFOR-it kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që po i pengonin në heqjen e barrikadave rrugore në veri të Mitrovicës, në kufirin me Serbinë, bën me dije radio “Evropa e Lirë”. Me të kuptuar nisjen e aksionit në Zupç mëse 100 serbë janë tubuar në barrikadat që bllokojnë rrugën përdrejt Bërnjakës, porse sipas Kosovapress situata është zgjidhur shpejt dhe nuk është shënuar asnjë incident. Burime të Kosovapress-it bëjnë me dije se aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarakë, të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që tanimë është larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagnenicë. Po sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ekstremistëve serbë, duke i hedhur ato në ara. Burimet shtojnë se KFOR-i i ka bërë apel serbëve të tubuar në barrikada që të shpërndahen dhe mos të qëndrojnë në rrugë për të penguar aksionin, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë. mit/NOA

KOMENTE
  • Fidan Uka10:36 - 20 Tetor 2011
    E vertet osht se plot kfor jan duke shkuar ne Zubq dhe ni ushtar i kforit me duket se osht plagosur se e pash ambolancen e kforit tuke hec ne drejtim te mitrovices me ni shpejtesi te shpejt dhe me alarm