Padova, 20 tetor 2011, NOA- Nuk ka duruar dot vdekjen e mikut të tij të zemrës dhe ka vendosur ti japë fund jetës duke zgjedhur që të vdes pikërisht para varrit të mikut, dhe ditën e ditëlindjes së tij. Burri 54 vjeç u gjet i pajetë në varrezat e Piazzola sul Brenta në Padova të Italisë, i shtrirë mbi varrin ku dergjej trupi i pajetë ish-bashkëjetuesit të tij, i cili kishte vrarë veten 15 gushtin e shkuar. Kishte vendosur në kokë një thes nejloni duke e rrethuar me nastro duke e shtrënguar fortë, ndërsa në xhep iu gjetën dokumentet por asnjë mesazh. a.y/NOA