English

Zonat që për 2 ditë do vuajnë nga mungesa e dritave

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se për dy ditë rresht, të premte dhe të shtunë Paskuqani, Bathorja dhe Tufina do vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike. Në njoftimin e OST thuhet se, për shkak të disa problemeve teknike që këanë dalë gjatë punës për remontin e planifikuar të Linjes 220kV, Linja 220 kV Tirana1 - Elbasan1 si dhe Linja 220 kV Tirana1 - Elbasan1, është e nevojshme që si masë sigurie, të vazhdohet puna edhe me dy ditë të tjera. Për pasojë gjatë datave 21 dhe 22 tetor nga ora 08:00 deri ora 18:00 si rrjedhojë e stakimeve që do të bëhen zonat që do të mbeten pa drita janë Paskuqani, Bathorja dhe Tufina. a.y/NOA

KOMENTE
  • kthella19:23 - 20 Tetor 2011
    Sa hall andej nga mirdita kane filluar te vjedhin transformatoret. Jemi shume rrace e keqe