English

Zyrtare: Gedafi është vrarë, skena është filmuar

Tripoli, 20 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një fotografi celulari, ku ora shënon 12. 23 minuta dhe data 20 tetor 2011 ka fiksuar një prej ngjarjeve më të bujshme të viteve të fundit: vdekjen e Muamar Gedafit. Disa orë pas raportimeve të para nga korrespondentët e agjencive më me zë ndërkombëtare së koloneli është kapur, ka mbërritur edhe lajmi zyrtar. Burime zyrtare të Këshillit Kombëtar Tranzitor konfirmoi rreth orës 15.30 se forcat e NATO-s kanë vrarë Gedafin në një tunel në qytetin e Sirtes. Trupi i pajetë i ish diktatorit pritet të mbërrrijë nga qyteti i Misratës, ndërsa ka skenarë të ndryshëm për mënyrën se si është vrarë ish koloneli. Por, bashkë me të mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij Mussati. Fillimisht u deklarua se koloneli kishte vdekur rrugës për në spital, për shkak të plagëve në të dyja këmbët, që kishte marrë gjatë sulmit. Ndërkohë që Al Xhazira, pak minuta më vonë, raportoi se Gadafi është vrarë gjatë përleshjeve. Një tjetër media, tv i Libisë, raporton se koloneli është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa një tv mik i Gadafit përgënjeshtroi tërësisht lajmin. Rebelët thanë se Gadafi ishte i armatosur me një pistoletë të artë dhe ishte i veshur me uniformë ngjyrë kaki.

Fotoja e parë e Gedafit

Fotoja e parë e Gedafit të pajetë u publikua rreth orës 14.40 minuta kur fillimisht në Libi e më pas në të gjithë botën u përhap fotoja ku, sikundër e botoi edhe agjencia NOA, shfaqej një njëri pa ndjenja, që i ngjante Gedafit dhe që kishte fytyrën të mbuluar me gjak.

Vrasja e Gedafit është filmuar

Njëri prej kryengritësve që kanë marrë pjesë në kapjen e Gadafit kanë filmuar me celularin e tij momentet e kapjes së Gadafit. Ndërkohë që një dëshmitar deklaron se ish koloneli kishte luftuar deri në momentin e fundit. Mësohet se trupi i vdekur i Gedafit është dërguar në Misrata dhe do të lejohet të filmohet. a.q/NOA

KOMENTE
  • Rron Domi22:54 - 20 Tetor 2011
    faleminderit qe mu dha rasti me komentu ne ket ngjarje tragjike , PAQE ne jet te gjith atynve qe kan gjujt kallashnikov e tash hajn gjiz me rasoj