English

Arrestohet kreu i komunës Muhur, i nxori syrin kunatit

Dibër, 21 tetor, NOA – Policia e Dibrës ka arrestuar mëngjesin e sotën kryetarin e komunës Muhur, Afrim Mikli. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se kreu i njësisë vendore është arrestuar pasi ka plagosur me mjete të forta kunatin e tij, Dalip Damzi 40 vjeç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në banesën e kryetarit të komunës. Mikli e ka goditur kunatin me mjete të forta dhe duke i nxjerrë edhe syrin. 40-vjeçari është shtruar në spital. Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. Mikli u zgjodh kryetar i komunës më datën 8 maj, si përfaqësues i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. a.k/NOA

KOMENTE
  • son dibra11:54 - 21 Tetor 2011
    hahahhahaha cbojn dibranet...ket vit u kput me marr vota e tashi e la hahaha