Tiranë, 21 tetor, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu deklaroi sot gjatë ceremonisë së përfundimit të Sifdës së Mijëveçjarit se “privilegjet e imunitetit nuk duhet të ekzistojnë për asnjë zyrtarë”. Diplomati amerikan ka theksuar se vendi ka shënuar arritje dhe Sfida e Mijëvjeçarit është një histori suksesi për Shqipërinë. Ai u shpreh se fondet e këtij projekti kanë ndihmuar në kualifikimin e administratës dhe krijimin e institucioneve moderne. “Partneriteti në kuadër të programit të Sfidës së Mijëvjeçarit vuri bazat për një administratë tatimore që do t’i shërbejë me shumë efikasitet publikut”, tha Arvizu. Në lidhje me heqjen e imunitetit, edhe kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij në këtº takim se është i hapur për çdo variant që lidhet me heqjen e imunitetit, duke e vlerësuar këtë hap si të domosdoshëm për luftën ndaj korrupsionit. "Ftojë opozitën që të punojmë aty ku bashkohemi, sepse është normale që mes mazhorancës dhe opozitës të ketë opsione të ndryshme. Më erdhi mirë që në një seminar, opinioni për heqjen e imunitetit u mbështet nga ekspertë ndërkombëtarë edhe me ndryshimin e Kushtetutës. Garantojmë opozitën se jam i gatshëm për secilën nga dy variantet për të hequr imunitetin tonë, duke dëshmuar përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë, mbi bazën e parimit të madh; barazia para ligjit", tha Berisha. a.k/NOA