Tiranë, 21 tetor 2011, NOA - Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin për pastrimin e territorit të Liqenit Artificial të Tiranës, nga inertet, mbeturinat dhe ujërat e zeza. Inspektoriati i Bashkisë, bllokoi sot 7 subjekte dhe disa familje që shkarkonin në liqen ujërat e zeza. Siç bën të ditur zyra e shtypit, gjithashtu u shkëputën disa lidhje të paligjshme që kishin kirjuar disa lavazhe në atë zonë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar ujin e liqenit.
Kjo është faza e parë e aksionit. Faza e dytë është afatgjatë dhe ka të bëjë me vendosjen në punë të kanalit komunikues mes Liqenit Artificial dhe Liqenit të Farkës, çka do të sigurojë ekuilibrin e duhur hidrik, rehabilitimi i plotë i digës si dhe rregullimi dhe vënia në funksion normal i kolektorit të digës. a.q/NOA