English

Berisha ftesë opozitës: Të heqim imunitetin

Tiranë, 21 tetor, NOA/Update- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se është i hapur për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit. Në konferencën e zhvilluar për përfundimin e Projektit Sfida e Mijëvjeçarit, Berisha ka theksuar se është i hapur për çdo variant që lidhet me heqjen e imunitetit, duke e vlerësuar këtë hap si të domosdoshëm për luftën ndaj korrupsionit. “Ftojë opozitën që të punojmë aty ku bashkohemi, sepse është normale që mes mazhorancës dhe opozitës të ketë opsione të ndryshme. Më erdhi mirë që në një seminar, opinioni për heqjen e imunitetit, u mbështet nga ekspertë ndërkombëtarë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Garantojmë opozitën se jam i gatshëm për secilën nga dy variantet për të hequr imunitetin tonë, duke dëshmuar përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë, mbi bazën e parimit të madh; barazia para ligjit”, tha Berisha. Ai u shpreh se dialogu duhet të nis pa kushtëzime nga palët, me synimin për të bërë reformat e duhura. “Nëse i lëmë kushtëzimet mund të japim fytet e para për të sotmen dhe të ardhmen dhe vendit. Lufta ndaj korrupsionit është kushti themelor për zbatimin e reformave”, tha Berisha. a.k/NOA

KOMENTE