Elbasan, 21 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po ndjek politika bllokuese ndaj zhvillimit të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në inaugurimin e rrugës së komunës Labinot Mal, kreu i qeverisë ka theksuar se opozita ka luftuar kundër zhvillimit dhe shtrimit të rrugëve “Sot askush nuk mund të kërcënojë dhe të luajë me fatin tuaj, me liritë tuaja, me të drejtat tuaja, me pronat tuaja, me të ardhmen tuaj. Ndaj dhe le t’i themi shokut, i cili është ngritur tani e po shkruan vepra - së shpejti do të botojë letrën e hapur për Enver Hoxhën ku i thotë se Shqipërinë e bllokova për t’u anëtarësuar në Evropë -, se ne do të vazhdojmë rrugën që kemi zgjedhur bashkë me ju; rrugën e ndërtimit të një Shqipërie moderne”, deklaroi kryeministri gjatë inaugurimit. Ai tha se qeveria do të mbështesë projektet zhvilluese ndërsa ka premtuar se do të ndërtohen sisteme moderne vaditje për banorët e komunës Labinot-Mal Kryeministri Berisha theksoi sërish se prioritet i qeverisë mbetet turizmi malor ndërsa ka përjashtuar nga taksat për 8 vjet për të gjithë investuesit në këto zona. Rruga Qafë Rrenas – Labinot Mal, ka një gjatësi prej 8 kilometra dhe një investim me vlerë 70 milion lekë. a.q/NOA
Berisha: Rama po shkruan letër për Enverin
-
livalu Ligor Luarasi19:52 - 21 Tetor 2011Ala vazhdon loja me kungulleshka sikur Shqiperia te jete prone e vetem dy shqipove Sali-Rame?