English

Grabitet argjendaria, 1 i vrarë

Tiranë, 21 tetor 2011, NOA- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë, ku pre e saj ka rënë një dyqan argjendarie. Sipas të dhënave paraprake thuhet se protagonistë të kësaj ngjarje kanë qenë dy persona të armatosur dhe gjatë grabitjes ka pasur të shtëna armësh, ndërsa flitet edhe për një të vrarë brenda argjendarisë. Mësohet se autorët e kësaj ngjarje janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përhapur panik te banorët përreth. Ndërkaq uniformat blu kanë mbbërritur në vendngjarje dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. a./NOA

KOMENTE