Tiranë, 21 tetor, NOA - Mos marrja e statusit të vendit kandidat, reformat e munguara dhe kërkesat e opozitës do të jenë temë e takimit të Drejtorit të përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino me kreun e PS, Edi Rama. Takimi mes Saninos dhe Ramës është duke u zhvilluar këto momente në selinë e Partisë Socialiste. Sanino shoqërohet në këtë takim dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi. Ndërkohë që dje, Sanino zhvilloi takime dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe zëvendëskryeministrin Edmond Haxhinasto. Sannino garantoi Kryeministrin Berisha se Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu anëtarësuar sa më shpejtë në BE. a.k/NOA