English

Lohan sërish në burg

Los Anxhelos, 21 tetor NOA - Sërish ka përfunduar në pranga Lindsay Lohan, e cila në Los Anxhelos është shfaqur para gjykatëses Stephanie Sautner që ka revokuar lirinë e vigjiluar, duke fiksuar një audiencë më 2 nëntor.

Aktroja tashmë rrezikon të qëndrojë pas hekurave për 1 vit e gjysmë.

Lindsay Lohan megjithatë und të lirohet dhe në orët në vazhdim por në liri me kusht.

Para audiencës së radhës duhet të kompletojë 16 orë shërbime sociale në një morg lokal.

Lohan, sipas gjykatëset, nuk ka kompletuar programin e rehabilitimit nëpërmjet punëve sociale në Downtown Woman Center në Los Anxhelos.

r.b/NOA

KOMENTE