SHBA, 21 tetor NOA - Të reduktohet me rreth 50 % rreziku për të përhapur malarien, e cila edhe ditët e sotme po prek deri në 225 milionë persona çdo vit, duke vrarë 780 mijë prej tyre. me sa duket diçka të tillë arrin ta bëjë vaksina RTS,S e realizuar nga impenjimi i Joe Cohen, i cili është vetë definuar si gjyshi dhe babai i kësaj vaksine, që tashmë ka kaluar dhe moshën 65 vjeçare. Të dhënat e para të studimit të fazës së tretë, që ka përfshirë 11 qendra në 7 vende Afrikane, për kandidimin e vaksinës kundër malaries RTS,S, të publikuar në New England Journal of Medicine dhe të prezantuar në Forumin Malaria, duhet thënë se japin shpresa të mëdha në këtë drejtim. Në një testim që është bërë dhe pas analizave të kryera mbi 6 mijë fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeçare ka provuar se vaksina redukton rrezikun e simptomave të malaries dhe formave të ashra të tij respektivisht me 56 dhe 47%. r.b/NOA