English

Milan, Anelka për janarin

Milano, 21 tetor NOA - Adriano Galliani ka bërë të ditur se merkato e janarit do të shërbejë për të përforcuar Milanin në repartin e mesfushës. Megjithatë në këtë seksion merkatoje Milani do të futet dhe për të gjetur një zëvendësues për gjigandin suedez Zlatan Ibrahimovic. Sipas “talksport” kuq e zinjtë janë përqendruar në Londër për këtë fakt dhe më saktësisht në ekipin e Chelsea, ku ndodhet Nicolas Anelka, i cili është në skadim të kontratës së tij. Në janar ai mund të jetë i lirë për një ofertë prej 3 milionë eurosh dhe për këtë marrëveshje drejtuesit e MIlanit duhet thënë se janë futur në mendime. r.b/NOA

KOMENTE