Prishtinë, 21 tetor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Popovski sot do të vizitojë sot Prishtinën. Vizita njëditore realizohet me ftesë të bërë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Popovski gjatë vizitës do të zhvillojë takime edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si dhe takime me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë. Në agjendën e ministrit të jashtëm Popovski nuk është paraparë firmosja e ndonjë marrëveshje dypalëshe, përveç shkëmbimi i mendimeve dhe propozimeve për mundësitë e thellimit dhe përparimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. NOA/INA