SHBA, 21 tetor NAO - Motorola Motoactv është prezantuar ditën e djeshme së bashku me Motorola Droid Razr dhe bëhet fjalë për një orë dixhitale me ekran me prekje të dimensioneve të vogla, që faktikisht i dedikohet pothuajse vetëm performancave sportive dhe atyre të multimediale. Një rival i vërtetë i i-Pod Nano të Apple, që mat përmasa 46 x 46 x 9,6 milimetër dhe që peshon 35 gram. Ai përmban Bluetooth dhe Jack për të dëgjuar muzikë dhe për tu sinkronizuar me aparatura të tjera. Është e mundshme që të dëgjohet muzikë dhe nëpërmjet valëve të radios të cilat ajo i ofron. Ekrani me prekje i Motorola Motoactv është në një madhësi prej 1.6 polësh dhe ka një memorie 8GB ose 16GB. Për sa i përket çmimit ai varjon në varësi të të dhënave nga 249 deri 299 dollarë. r.b/NOA