English

Njerëzit e drejtuesve të PS “sherr” në takimin e Malaj në Kombinat

Tiranë, 21 tetor, NOA - Takimi i deputeti Arban Malaj në Kombinat është tentuar të prishet në mënyrë të dhunshme. Aktiviteti i planifikuar në orën 18:00 të ditës së sotme, në një prej lokaleve të Kombinatit në Tiranë ka vazhduar normalisht, deri në momentin kur disa persona kanë ndërhyrë gjatë bashkëbisedimit duke provokuar të pranishmit. Burime nga stafi i deputetit Arben Malaj, thanë për Agjencinë NOA se personat që kishin si “mision” prishjen e aktivitetit politik janë të komanduar nga drejtuesit e PS dhe deputetët e Tiranës. Ndërkohë që mes tyre ka dhe njerëz që janë të punësuar në administratën e njësisë bashkiake, e cila u fitua në datën 8 maj nga kandidati socialist. Pavarësisht ilaritetit të krijuar në disa moment në sallë, janë arritur të shmangen tensionet mes të pranishmëve. Ndërkohë që një ngjarje e tillë shihet si reagimi drejtuesve të PS-së ndaj turit që ka ndërmarrë Malaj në gjithë vendin për “Modernizimin e partive politike” në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar në Kombinat ka qenë i pranishëm dhe deputeti Andis Harasani. a.k/NOA

Në foto: Deputeti Arben Malaj gjatë takimit në Kombinat

KOMENTE